Torta della Nonna

DSC_0111

Përshendetje miqtë e mi

Në këtë fundëjavë të ftohtë Prilli, më shkoi mendja për një desert të cilin e kam provuar disa muaj më herët në një restaurant në Bern (Restaurant LUCE Bern).

Më pëlqeu aq shumë saqë i premtova vetes që nuk do e leja pa e provuar edhe vetë.
Dhe ja ku jam, disa muaj më vonë, duke hulumtuar në internet, më ra në sy ky desert italian shumë i njohur dhe i shijshëm.

Torta della Nonna – që në gjuhën shqipe nënkupton “Tortë e Gjyshes”. Përgaditja nuk është fare e komplikuar, vetëm se nevojitet pakës kohë.

Për të përgaditur këtë torte, mua mu desht që të bleja vetëm arra të pishave, pasiqë kam pasur përbërësit tjerë në shtëpi.

Do provoj që të përshkruaj recetën sa më kuptueshëm për ju, në qoftë se keny ndonjë pyetje, me shkruani këtu, apo në Instagram/Facebook (hanayummy).
Së pari përgaditet brumi, e pastaj edhe krema.

Këto janë përbërësit për Brumin:

DSC_0002

  • 160 g Gjalpë
  • 400 g Miell
  • pakës Kripë
  • 3 Vezë
  • 150 g Sheqer
  • lëkurën e një gjysmë limoni

Përgaditja:

  1. Fillimisht përzijeni miellin bashk me kripën, dhe pastaj me ndihmën e një site, në një enë të thellë siteni të dy përbërësit.

     

  2. Tek ena ku e keni vendosur miellin, në mes me duar formoni një lug. Gjalpin e ftohur prejeni në copa të vogla dhe vendoseni në mes tek mielli.
    DSC_0012
  3. Pastaj shtoni edhe sheqerin, lëkurën e limonit si dhe vezët.

     

  4. Të gjithë përbërësit përzijeni me duar, derisa të fitoni një brumë të butë. Brumin mbështilleni me letër që mba ushqime të freskëta (shih foto), dhe vendoseni në frigorifer për 30 Min, ose derisa të përgadisni kremën.

     

Pasi të keni përgaditu brumin, vazhdoni me kremën. Përbërësit për kremën janë:

  • 750 ml Qumshtë
  • 1 Limon
  • 3 vezë dhe vetëm 1 të kuqe të vezës
  • sheqer vanileje
  • 225 g Sheqer
  • 35 g niseshte
  • 30 g miell
  • 50 g arra pishe
  • sheqer pluhur për dekorim
  1. Në një tenxhere vendoseni qumështin. Me ndihmën e një thike ose mjet për të qëruar, qërojeni limonin në copa të mëdha.
  2. Shtoni lëkurën e limonit tek qumshti, dhe vendosni që të nxehet (jo të vloj/zihet) në zjarr të mesëm.
    Përpara se të vloj qumështi, largojeni tenxheren nga zjarri, me ndihmën e një site/luge largojini copat e lëkurës së limonit.
  3. Derisa qumështi të nxehet, në një enë të thellë, përzijeni mirë të gjithë përbërësit e kremës, sheqerin, vezët, miellin, niseshten si dhe sheqerin vanileje. Nëse përdorni tel dore, do të mundeni më lehtë të fitoni kremën në konsistencë të duhur.
  4. Sapo të kemi larguar lëkurn e limonit, tek qumështi shtoni kremën e përgaditur më lartë, dhe përziejni fortë me tel dore derisa krema të zihet në formë të pudingut.
  5. Kremën e përgaditur, vendoseni në një enë të thellë dhe të rrafshtë (në mënyrë që të ftohet më shpejtë), mbulojnei me letër që mba freskët (në mënyrë që krema të mos formoj lëkuri në shtrsën e sipëerme) dhe lejeni që të ftohet komplet.
  6. Pasi të jetë ftohur Krema, nxeheni furrën në 180 Grad. Në sipërfaqen ku do të t’holloni brumin, shpërndani pakës miell, me qëllim që të mos ngjitet brumi.
    Brumi mjafton për tepsi me madhësi 30 cm, të cilës i vendsni letër për pjekje, ose lyeni me gjalp dhe me miell.
    DSC_0046
  7. Dy të tretën e brumit e t’holloni dhe vendoseni tek tepsia ku do piqet. Pjesët anash tepsisë të tepruara të brumit i preni me thikë.
    Përmbi brum shpërnadni kremën e ftohur. Pastaj pjesën tjetër të brumit e t’holloni përsëri dhe e mbuloni kremën përmbi.
    Në fund, shpërnadni arrat e pishave, dhe torten e përgaditur piqeni për 50 Min në 180 Grad.
    Pastaj rriteni temp. në 200 Grad dhe lejeni torten në këtë nxehtësi edh për 10 Minuta tjera.

Pasi të piqet tortja, lejeni që të ftohet komplet. Pastaj mund ta largoni nga tepsija.
Përpara se të servohet, përmbi e dekoroni me sheqer pluhur.
DSC_0073

Ju bëftë mirë
#hanayummy
DSC_0095DSC_0097DSC_0117DSC_0118

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s