Përshëndetje miq, erdhi koha të ndaj me ju edhe recetën e javës.
Kësaj here përbërës kryesor ishte limoni i gjelbër. Nga java e kaluar më kishin mbetur 6 koka të limonit, meqë nuk dëshiroja që të prishen, mendova të gjej ndonjë recetë ku do të mund të pëtdorja limonin si përbërës.
Gjat hulumtimit në internet hasa në receta të ndryshe, shumica ishin receta për lëngje të ndryshme, por receta për këtë desert amerikan më la përshtypje shumë. Andaj vendosa që ta provoj.
Deri më tani nuk kam përgaditur ende asnjë dessert me krem prej limoni, andaj edhe isha pak e brengosur a do të ju pëlqej antarëve të familjes.
Por vet shija e limonit jep një freski të pashmangshme, saqë të kujton edhe ditët e nxehta të verës. Si përfundim, të gjith ishin të kënaqur me këtë desert, edhe unë pasiqë përgaditja më eci mirë.
Këto janë përbërësit për këtë desertë: (tepsi në madhësi prej 23 cm)
- 300 g Biskota
- 200 g gjalpë
- 450 ml qumësht i kondensuar
- 8 vezë (8 të kuqet e vezës dhe vetëm 4 të bardhat)
- lëngun dhe lëkurën e 5 limonave të gjelbër
- 250 g sheqer
Përgaditja:
- Fillimisht e nxehim furrën në 170 Grad. Gjalpin e shkriejm, pastaj në një enë të thellë e përziejm se bashku me biskotat e bluara. Unë kam përdorur biskota me miell integral, sipas dëshirës mund të përdorni biskota të thjeshta.
- Biskotat e përgaditur i vendosim tek tepsija që do e përdorim për këtë desert. Me ndihmën e një luge e shpërndajmë masën njëtrajtësishtë duke e shtypur mirë. Pastaj e pjekim në furrën tashmë të nxehtë për rreth 10 Minuta.
Pasi biskuiti të piqet e lëmë që të ftohet. - Vazhdojm me përgaditjen e kremës. Në një enë të thellë shtojmë të kuqet e vezës, qumështin e kondensuar, lëngun e limonit si dhe lëkurën e limonit. (sipas dëshirës mund të leni anash pak lëkur të limonit dhe e përdorni më vonë si dekorim).
Të gjithë përbërësit i përziejm me mikser me shpejtësi të mesme për rreth 3- 4 minuta.
- Kremën e përgaditur me kujdes e shpërndajmë përmbi biskotën e pjekur dhe të ftohur. E pjekim për rreth 35 – 45 minuta. Pastaj e lëmë që të ftohet plotësishtë.
- Derisa ëmbëlsira të jetë duke u ftohur, vazhdojm me përgaditjen e kremës së bardhë. Në enën e mikserit fullimisht përziejm vetëm të bardhat e vezës (4 të bardha të vezës). Në fillim i përziejm me shpejtësi të ulët, pastaj vazhdojmë të rrisim shpejtësinë e mikserit. Pas rreth 5 minutave fillojmë të shtojmë sheqerin pak nga pak, dhe vazhdojmë t’i përziejm. E gjith koha për përgaditjen e kremës zgjat rreth 8 – 10 minuta. Nxehim vetëm pjesën e sipërme të furrës në temp. 200 Grad.
Kremën e përgaditur e shpërndajmë në formë të dallgëve përmbi ëmbëlsirën e ftohur.
E pjekim për 5 Minuta ose derisa krema e bardhë të filloj të marë ngjyrë në të kaftë.
Sipas dëshirës mund të dekoroni ëmbëlsirën me pak lëkurë limoni si dhe disa copa të holla të prera të limoni të gjelbërt.
Ju bëftë mirë 🙂